29 nëntor 2013- Në sajë të operacionit të koduar “Kamoflimi”, sektori kundër lëndëve narkotike në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, ka sekuestruar 700 kg marijuanë, ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës. Operacioni antidrogë u zhvillua në aksin rrugor Kordhoc-Virua, ndërsa droga u kap e fshehur në kamionçinën me targa AA 928 AZ, që drejtohej nga 46-vjeçari Eduard Sako, banues në Vlorë.

Lënda narkotike u gjet në një dhomëz në kamionçin, të bërë posaçërisht për transportimin e drogës. Gjatë kontrollit u gjetën 286 pako, 2.4 kg secila dhe 7 pako me peshë 1.8 kg. Kamionçina është mbajtur një javë nën vëzhgim dhe forcat e policisë pasi e ndoqën kur doli nga Lazarati, bëri të munduar ndalimin e saj në aksin Kordhoc-Virua, duke gjetur të fshehur edhe lëndën narkotike. Sipas burimeve zyrtare të policisë, marijuana kishte si destinacion përfundimtar Italinë.