28 nëntor 2013- Me rastin e Festës së Flamurit, një sallon bukurie në Prishtinë ka realizuar një model flokësh të paparë ndonjëherë. Studio “Pasion” ka krijuar një flamur kuq e zi në flokët e një modeleje.Flokët e kuq me shqiponjën e zezë në mesin e gjatësisë së tyre janë një model shumë I vështirë për t’u realizuar, thonë përfaqësuesit e rrjetit të salloneve “Pasion”. “Në dukje të parë mund të mendohet si një punë e thjeshtë, por në realitet është një punë shumë e mundimshme, e cila para së gjithash kërkon precizitet dhe durim. Nuk është njësoj sikur të vizatosh apo ngjyrosësh në një letër apo hapësirë të rrafshët dhe statike, me ngjyrosjen e flokëve të cilat duhet të trajtohen fije për fije, e duke pasur parasysh që ato lëvizin dhe ndahen, është edhe më e vështirë…”, thotë  Betim Gashi, drejtor Gjeneral i Rrjetit të Studiove të Bukurisë. Ai thotë se për realizimin e modeleve të ngjashme, kompania ka marrë kërkesat e para edhe nga kompani të tjera jashtë Kosovës, për t’i përdorur për fushata të ndryshme.