28 nentor 2013- Është duke shijuar suksesin e librit të saj të parë “Receta për njerëzit që dua”, i cili pritet të ribotohet për shkak të kërkesave të mëdha që ka për të.Po flasim për Arbana Osmanin, prezantuesen e Big Brother dhe E Diell në Top Channel, e cila duket se po shijon një moment të veçantë në jetën e saj private, shtatzaninë.Dyshimet i sjell një fotografi e postuar në Instagram, nga mikesha e saj, balerina Ola Hasani, e cila i ka vendosur edhe dorën në bark. E pyetur nga një nga miqtë e saj për një shtatzani të mundshme të Arbanës, Ola i është përgjigjur me buzëqeshje, duke e konfirmuar në një farë mënyre.

Vetëm disa muaj më parë, mediat spekuluan për një shtatzani të mundshme, por lajmi u hodh poshtë menjëherë nga Arbana.

/panorama /