28 nëntor 2013- Gjatë mbrëmjes së sotme Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka organizuar pritjen me rastin e 28 nëntorit. Në fjalën e tij Nishani ka përshëndetur të ftuarit ndërsa ka theksuar se me shumë sakrificë të parët tanë arritën këtu ku jemi, ndërsa në duhet ta mbajmë dhe ti shërbejmë.
“Miq të ftuar zonja dhe zotërinj. 101 vjet më parë burra të shquar dhe të lavdishëm shqiptar të zotë të penës dhe të pushkës që për Shqipërinë vetëm jepnin dhe për të marrë as u shkonte mendja bënë të mundur shpalljen e shteti shqiptar. Nga koha kur në 28 nëntor 1912 me shtizën e duhur dhe në lartësinë e merituar Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin kombëtar për të ardhur sot u deshën shumë përpjekje mundime lodhje dhe sakrifica.
Arritëm deri këtu shpejt apo ngadalë me apo pa gabime për meritë të vetës dhe ndihmesës së të tjerëve. Në atë kohë kufijtë e shtetit u vendosën nga fuqitë e mëdha që lanë jashtë trungut padrejtësisht troje shqiptare,. Rëndësi ka që shtetin e bëjnë e kemi dhe që ta mbajmë duhet ti shërbejmë. Me kokën lart me vështrimin përpara pa harruar edhe ndonjë vështrim pas tash e tutje duhet të punojmë për më tepër shpresë dhe prosperitet. Mos mbetja mbrapa ndaj zhvillimeve globale.
Sfida të vështira kemi përpara. Të vijojmë reformat e nevojshme. Të vijojmë reformën arsimore. Të bëjmë çmos ta zbusim klimën politike. Të ndërtojmë strategji të mira punësimi për të eliminuar lëmoshat e pa denja. Të vazhdojmë të punojmë edhe më tepër për sa na ka mbetur për afrimin me Evropën", u shpreh Nishani.





