DURRËS, 28 nëntor 2013 –Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Durrës, është mbytur një varkë me dy peshkatarë. Policia Kufitare bëri të ditur se është njoftuar nga familjarët rreth orës 20:00 të ditës së mërkurë për humbjen e kontakteve. Peshkatarët ishin nisur drejt zonës së Golemit. Policia Kufitare nisi menjëherë kerkimet në det të hapur, të cilat nuk rezultuan të suksesshme. Më pas nga njëri prej motoskafeve është parë varka e mbytur pranë kalatës Nr.0, rreth 50 metra larg varkës është gjetur trupi i pajetë i peshkatarit, Ndue Gjoka, 53 vjeç. Vazhdon operacionin për gjetjen e peshkatarit të dytë të zhdukur, i cili është shtetasi, Ram Metalia, 55 vjeç. Peshkataret ishin banore te lagjes 13.
Durrës, mbytet varka me dy peshkatarë, gjendet trupi i njërit prej tyre
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





