Tirane, 21 nentor 2013-  Ne prani te qindra njerezeve nisin homazhet per nder te deputetit Sokol Olldashit, ish ministrit te Transporteve, ne sallen e Kuvendit te Shqiperise.I pari qe nderon dhe perkulet para trupit te pajete ka qene kreu i PD-se, Lulzim Basha, shoqeruar nga bashkeshortja e tij. Basha eshte perlotur teksa ka nderuar dhe me pas ka lene mesazhin e tij ne librin e shenimeve. Pas tij, homazhe kane bere ish kryeministrit Sali Berisha, shoqeruar nga zonja Liri Berisha. Me pas, ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kreu i grupit parlamentar te PD-se, Paloka e me radhe kolege te gjithe forcave politike, te aferm, miq…Te pranishem ishin edhe ish kryeministri Fatos Nano i cili  është përkulur përpara trupit të pajetë të Sokol Olldashit dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e deputetit. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, zoti Nano tha se Olldashi do t’i mungojë familjes, politikës dhe të ardhmes së vendit. 

“Sokol Olldashi ishte një nga ne politikanët e tranzicionit, me sakrificat, kontributet dhe debatet. Fatkeqësia është që iku pa radhë, nuk ishte radha e tij.” – deklaroi Nano.

Kryetari i LSI-së, njëherësh kreu i Kuvendit Ilir Meta, bashkë me ministrat, deputetët dhe përfaqësues të tjerë të LSI-së zhvilluan homazhe në nder të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi. Pasi u përkul përpara trupit të pajetë të deputetit dhe ngushëlloi familjarët e deputetit Olldashi, mes dhimbjes zoti Meta ka lënë edhe shënimin e tij në librin e kujtimeve. 

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar Kuvendit, për të kryer homazhe në nderim të deputetit Sokol Olldashi, sapo ka mbërritur nga Londra, ku zhvilloi një vizitë zyrtare. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kryeministri Rama u përkul përpara trupit të pajetë të deputetit Olldashi, u shprehu ngushëllimet familjarëve të deputetit dhe më pas i pikëlluar la edhe një shënim në librin e kujtimeve. 

Arkemorti me trupin e pajete te tij ka dale nga banesa ne oren 11.37 minuta, shoqeruar me duartrokitje nga te pranishem te shumte qe kishin mbushur sheshin para pallatit, per t’u percjelle me pas ne sallen e Kuvendit, ku eshte vendosur ne oren 12.00.