Plani fillestar i GPH-së synon të thithë trafikun tregtar të Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.

TIVAR, 21 nëntor 2013 – Operatori portual turk “Global Ports Holding” ka blerë 62 për qind të portit malazez të Tivarit nëpërmjet një marrëveshjeje prej 30 milionë euro, njofton portali “setimes.com”. Porti përpunon aktualisht 40,000 kontejnerë në vit. Ky kapacitet mund të rritet në 1 milion, tha kompania turke, duke shtuar se planifikon të ndërtojë atje një qendër logjistike.

Info

Global Ports Holding (GPH apo Company), filial 100%  i “Global Investment Holdings”, aktualisht është operatori i tre porteve kryesore tregtare dhe kroçerave në Turqi. Kompania njoftoi se komisioni i tenderit i ka komunikuar rezultatin e  tenderit për Portin e Tivarit, që u bë nga Ministria e Transportit Detar të Malit të Zi. GPH-ja u përzgjodh si ofertuesi më i preferuar në tenderin për operimin, financimin dhe riparimin e portit të Barit për një periudhë 30-vjeçare dhe tani është i ftuar në procesin e negocimit të kontratës. Porti i Barit ka një kapacitet maksimal aktual  prej 1milion TEU dhe 6 milionë tonë mallëra gjenerale, megjithatë, për shkak të mungesës së autostradës së përshtatshm, shfrytëzimit nën kapacitet të  rrjetit hekurudhor dhe infrastrukturës së pamjaftueshme, porti  nuk po përdoruet me potencialin e plotë. Porti i Tivarit është shfrytëzuar si porti kryesor i ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, si dhe plani fillestar i GPH-së synon të thithë trafikun tregtar të Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. GPH-ja, si ofertuesi më i preferuar për tenderin, ka marrë 62.09%  të aksioneve të  Portit të Tivarit për 30 vjet.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/