TIRANË, 20 nëntor 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar lëkundje të lehta toke me forcë M=2.7 dhe epiqendër në thellësinë 5 km më 20 nëntor 2013, ora 1:8:4 GMT ose ora 2:8:4 (koha e Shqipërisë +1 GMT). Sipas departamentit të sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të universitetit publik Politeknik dukuria tektonike është lokalizuar në një largësi 12 km në vijë ajrore në juglindje të qytetit të Librazhdit, në koordinatat 41.13°N, 20.45°E (shih etiketën në hartën nr. 1, pika blu). Sipas google earth, ngjarja sizmike lokalizohet 7 km në vijë ajrore në juglindje të qytetit të Librazhdit; ose 3 km në jug të fshatitHotolisht, midis fshatrave Buzgarë dhe Vehçan, në malin e Shebenikut, 500 metra në jugperëndim të një rezervuari, në lartësinë mbi 1 100 metra mbi nivelin e detit (shih foton satelitore, shigjeta e gjelbër dhe hartën nr. 2 pika e kuqe).

Info

Komuna Hotolisht ka në përbërje fshatrat Hotolisht,Vehçan, Dardhë, Vulçan, Buzgarë, Kokrevë, Xhyrë.

/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/