Më 19 nëntor 2013 hartohen 4 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme

DURRËS, 20 nëntor 2013 – Dhëndri nga Kavaja shtron në dajak vjehrrin në Sukth, kunati rreh kunatën, plaku 72 vjeç dhunon gruan, kështu lajmet për sherret në familjet shqiptare nuk kanë të mbaruar. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 19 nëntor 2013 janë hartuar 4 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme dhe procedim penal. Kështu do të mbrohen një 66- vjeçare nga Durrësi që e rreh i shoqi F. Q. 72 vjeç; një 24-vjeçare Durrësi nga dhuna e kunatit të saj E. Q. 33 vjeç; një 20-vjeçare nga Durrësi nga bashkëshorti M. Xh. 28 vjeç; një 59-vjeçar nga Sukthi për shkak të dhunës së dhëndrit M. M. 26 vjeç. Madje për këtë të fundit me banim në Kavajë, është hapur procedim penal me tri akuza (dhunë në familje, kundërshtim punonjësit të policisë, mosbindje). Forcat ligj-zbatuese thonë se rreth orës 2:00 të pas mesit të natës të 19 nëntorit 2013, në Sukth, jo vetëm ka rrahur vjehrrin 59 vjeç Q. D., por ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për shoqërimin  e tij. M. M. u largua.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/