TIRANË, 20 nëntor 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar një tërmet të lehtë me forcë M=2.5, më epiqendër në thellësinë 8 km më 19 nëntor 2013 ora 19:15:4 GMT ose ora 20:15:4 (koha e Shqipërisë + 1 GMT). Sipas departamentit të sizmologjisë, dukuria tektonike është vërejtur në fshatin Polenë në largësi 7 km në vijë ajrore në perëndim të qytetit të Korçës në koordinatat 40.6°V, 20.7°L (shih etiketën e hartës nr. 1, pika blu). Në fakt, sipasgoogle earth, vendndodhja e ngjarje sizmike është 5 km në perëndim të Korçës dhe 1 km në jug të lagjesZagradisht të komunës së Voskopit dhe 1,5 km në veri të fshatit Polenë (shih hartën nr. 2 pika e kuqe dhe foton satelitore, shigjeta e gjelbër).

Info

Komuna Voskop (rrethi dhe qarku Korçë) ka në përbërje fshatrat Voskop, Dersnik, Polenë, Vinçan, Goskovë e Sipërme, Goskovë e Poshtme, Damjanec.

/Përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/