DURRËS, 20 nëntor 2013 – E martë “terse” për katër përdoruesit e motoçikletave, që “hëngrën” hekurat e uniformave blu të qytetit të Durrësit. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se të martën, më 19 nëntor 2013 vijuan masat e marra në drejtim të goditjes së rasteve të drejtimit pa dëshmi të mjeteve veçanërisht të motoçikletave. Organet e rendit synojnë minimizimin e aksidenteve, për rrjedhojë, rritjen e sigurisë rrugore. Kontrollet e rrepta kanë evidentuar 4 raste kur durrsakë të moshave të ndryshme u jepnin motoçikletave pa patentë. Janë arrestuar Sokol G. 40 vjeç pasi në orën 12 000 u kap në lagjen 15 Spitallë me motoçikletë “Zhoshgen” pa targë dhe pa patentë; Sali T. 18 vjeç u kap në ora 13 në lagjen 8 me motoçikletë “Honda” me targa DR 797 pa patentë. Kristos B. 42 vjeç banues në Durrës ora 13.30 u kap në Spitallë me motoçikletë “Locjang” pa targë; Azem K. 58 vjeç nga Durrësi u kap ora 14 në lagjen nr. 8 me motoçikletën “Locjang” që mbante targën DR 468b, por pa patentë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





