14 nëntor 2013- Çështja e armëve kimike nuk eshte me nje çeshtje shqiptare, por europiane. Përfaqësuesja e lartë e politkës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së Catherine Ashton dhe Komisioni Europian kerkojne shpjegime nga autoritetet shqiptare për çështjen e armëve kimike. Komisioni Europian pranon publikisht, se po ndjek me vemendje çeshtjen, por pret aprovimin e planit te Kombeve të Bashkuara për shkaterrimin e armeve kimike ne Siri. Pyetjes së “ABC News”, se a janë informuar institucionet europiane nga autoritetet shqiptare për këtë çështje dhe se eurodeputetët do të kërkojnë nga Komisioni Europian që të detyroje qeverine shqiptare te jape shpjegime lidhur me kete çeshtje, zedhenesi i Komisionit Europian, Michael Mann i eshte pergjigjur:
Vendimi s'eshte marre ende zyrtarisht. Ne sigurisht do njihemi me detajet kur kjo te ndodhe. Kjo çështje është prekur në konferencên e shtypit nga kryeministri shqiptare dhe Komisioneri Füle në ShqipëriPor nuk mund te flasim me shume para aprovimit te planit te OKB-se. Pra, ne i kemi ndjekur diskutimet
Por sipas “ABC News” Komisioni Europian u ka kërkuar sqarime autoriteteve shqiptare pse e kane pranuar kete vendim. Nderkohe zyrtarisht, KE-ja pret publikimin e planit te OKB-se. Pyetjes se a jane ne dijeni per pasojat qe nje operacion i tille ne Shqiperi mund te kete ne rajonin e Ballkanit dhe vendet fqinje si greqia apo Italia, kur Shqiperia sipas tyre nuk zoteron aspak teknologjine e duhur per tu perballur me nje situate te tille, qëndrimi i Komisionit Europian është ky:
Bashkimi Europian ka dhene asistencen e vete qe prej fillimit te inisiatives per shkaterrimin e armeve kimike te Sirise ne shume drejtime. Oferta per te dhene serish ndihmen tone qendron, por s'mund te futem ne detaje perderisa s'kemi ende planin e OKB-se. Sido qe OKB-ja te vendose dhe per cilindo vend se ku do behet te vendose me organizaten tjeter kompetente per shkaterrimin e armeve kimike te Sirise, kjo do behet ne menyre profesionale, ku do te perfshihet dhe kapaciteti per perballjen me efektet e shkaterrimit te armeve kimike. Kjo do behet nga organizata nderkombetare qe jane te specializuara ne shkaterrimin e armeve kimike.Komisioni Europian pritet te kete nje tjeter reagim lidhur me çeshtjene armêve kimike ne Shqiperi të premten.





