ADEN, 13 nëntor 2013 – Më 12 nëntor 2013, një gjykatë jemenase përgjysmoi nga gjashtë në tre vjet dënimet për dy marinarë shqiptarë të dënuar në shkurt 2103 për trafik armësh, njofton agjencia franceze e lajme AFP, që i referohet agjencisë zyrtare të lajmeve të Jemenit “Saba”. Një shqiptar i tretë, emri të cilit nuk bëhet i ditur, u lirua për mungesë provash nga ana e gjykatës në Mukalla, kryeqyteti i provincës Hadramawt. Të tre durrsakët (kapiteni Arif Bakillari, oficeri i parë Mihal Cangonji dhe kryemekaniku Nezir Shehaj) u dënuan për kontrabandë armësh dhe eksplozivësh në Jemen. Ata u arrestuan në dhjetor 2012 me akuzën e kontrabandës së 179,5 tonë armëve dhe municionit në bordin e anijes EOS, me flamur moldavian dhe kenian, në portin Mukalla. Të pandehurit thanë se ishin në Mukalla për t’u furnizuar me karburant. Anija me flamur të Kenias dhe Moldavisë kishte ardhur nga Mali i Zi, njofton AFP. “Dyrrah”-u e ka trajtuar disa herë këtë histori (shih, ndër të tjera: http://www.durreslajm.com/
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





