13 nëntor 2013 – Në mbledhjen në Bruksel për të zgjedhur Joseph Daul në krye të Partisë Popullore Europiane, ka qene i pranishem edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha .
Zoti Basha ka shfrytezuar kete asamble për të kërkuar mbështetje për procesin e integrimit te Shqiperise në Bashkimin Europian.
Kam kërkuar mbështetjen e të gjithë të pranishmëve, shumica e të cilëve janë në qeverisje sot në Europë, sepse e djathta është shumicë si në qeveritë kombëtare, ashtu edhe në Parlamentin Europian edhe në Komisionin Europian, pra përkrahjen e tyre, që Shqipëria të marrë statusin në dhjetor", është shprehur ai.
Basha shprehu besimin se
"procesi i integrimit europian, që do ti japë më shumë mundësi opozitës shqiptare, shoqërisë shqiptare për të vënë para përgjegjësisë dhe llogaridhënies një qeveri që sot bënë shurdhin, jo transparentin, hesht për çështje të rëndësishme për publikun, hesht për çështje jetike për publikun dhe shkelmon ligjin dhe Kushtetutën."Partia Demokratike e ka ngritur zërin fuqishëm në mënyrë institucionale, por edhe në mënyrë popullore siç tregoi edhe protesta në Tiranë dhe sot ka siguruar mbështetjen e gjerë dhe të fuqishme të PPE-së, ka siguruar mbështetjen e fuqishme të partive simotra, me të cilat po bashkërendojmë një aksion të fuqishëm në kuadër të PPE-së, për të ndalur këtë revansh ndaj shtetit ligjor dhe për të vënë para përgjegjësisë ata që guxuan të ngrinin rrethin kriminal me të cilin u dëmtua demokracia shqiptare", u shpreh Basha.
Persa i perket debatit per mundesine e shkaterrimit te armeve kimike ne Shqipëri, zoti Basha e lidhi mungesen e transparences nga Qeveria me blerjen e votes, nje fenomen, qe sipas kreut te opozites shmnag llogaridhenien perpara qytetareve.
"Eshtë mungesë transparence, është mungesë llogaridhënie, është mungesë përgjegjshmërie para qytetarëve shqiptarë dhe kjo qeveri ia lejon vetes këtë luks sepse mendon se kur të vijë dita që të përballet me qytetarin shqiptar, mund t’ja blejë votën. Këtë e pamë fare qartë në Korçë. Por opozita është e vendosur që për këtë çështje të rëndësishme dhe për çdo çështje tjetër së bashku me qytetarët shqiptarë, të bëhet një barrierë e pakapërcyeshme për arbitraritetin, abuzivitetin, arrogancën dhe mungesën e transparences", tha Basha.





