DURRËS, 11 nëntor 2013 – Rrethi i Krujës ka qenë problematik me eksplozivët, prandaj nuk është për t’u çuditur që një banori nga qyteti i Skënderbeut, i kapin në shtëpi jo vetëm armë e fishekë, por edhe kapsolla dhe fitil. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se të dielën, më 10 nëntor 2013, ora 20.00, u arrestua në flagrancë Sh. Xh, 39 vjeç, banues në Krujë. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan si prova materiale 1 armë gjahu teke prodhim rus; 1 armë zjarri model PMSH kalibër 7.62 mm; 1 krehër PMSH me 4 fishekë model 54; po ashtu 18 copë fishekë model 54; duke mos përjashtuar as mjetet për shpërthime si 26 copë kapsolla detonatorë dhe 2 metër linear fitil zjarrpërcjellës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/