Tiranë, 10 nëntor 2013- Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, mbërrin nesër në Tiranë për dialogun e nivelit të lartë me autoritetet shqiptare për përmbushjen e 5 kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor dhe nisjen e negociatave për anëtarësim.
Vizita e Fyles përkon me një moment të tensionuar politik në Tirane, kur Partia Demokratike do të protestojë para selisë së Kryeministrisë për vjedhjen e votës. Komisioneri mbërrin në Shqipëri pikërisht në momentin kur opozita ka lajmëruar nisjen e tubimit, në orën 14.00.
Fyle do të takohet me Presidentin Nishani, me kryeministrin Rama me të cilin do të ketë edhe një konferencë shtypi në selinë e Kryeministrisë, me kryeparlamentarin Meta, Ministrin e Jashtëm Bushati dhe kreun e PD-së Basha.
Në progres-raportin e tetorit, Komisioni rekomandoi dhënien e statusit për Shqipërinë, ndërsa 5 kushtet për hapjen e negociatave janë reforma në administratën publike, pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit, masat në luftën ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, veçanërisht romëve.
Praktika e dialogut të nivelit të lartë është përdorur me vende të tjera të Ballkanit. Ajo synon rritjen e angazhimit dhe të vullnetit politik në nivelin më të lartë me qëllim afrimin e shpejtë të vendit drejt hapit të radhës pas statusit: hapjen e negociatave për anëtarësim.
Kryefjalë e axhendës së komisionerit do të jetë integrimi i Shqipërisë dhe arritja e rezultateve deri në muajin dhjetor, me qëllim që vendet anëtare të miratojnë statusin në samitin e fundvitit.
Fyle, nesër mbërrin në Tiranë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tregtonin fishekzjarre, arrestohen tre pronarë marketesh. Policia apel qytetarëve: Mos përdorni lëndë piroteknike!
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje
USB-ja me provat për arrestimin e Ballukut, Prokurorët e SPAK: Mund të aksesohen vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve!
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…





