9 nëntor 2013- Është tashmë zyrtare, libri me receta gatimi nga Arbana Osmani, do jetë në sirtaret e gjithë librarive në Shqipëri dhe Kosovë që nga data 8 nëntor. Këtë ka bërë të ditur moderatorja përmes rrjetit të saj social. Mësojmë se paratë që do mblidhen nga shitja e librit do shkojnë në ndihmë për fëmijët e ngujuar në Veri. Libri nuk është thjeshtë një libër i mbushur vetëm me receta, por sjell përjetimet personale të moderatores, ëshë pothuajse një album familjar i saj, i rrëfyer përmes recetave të gatimit. Libri titullohet "Receta për njerezit që dua". Për provimin e këtij libri janë ftuar emra të shumtë, të njohur në ekranin shqiptar.
Moderatorja e suksesshme është për momentin e angazhuar në spektaklin "E Diell", ndërsa lajmet e fundit konfirmojnë se do të drejtojë sërish "Big Brother 7" në vitin e ardhshëm.
Arbana dhe “Receta për njerëzit që dua”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rasti tronditës në Athinë/ Foshnja gjendet i vdekur brenda valixhes, ka 10 plagë thike në trup! Nën hetim nëna, babai dhe i riu afgan
Kreu i Dhomës së Avokatisë kundër rregullores së GJKKO-së: Kufizohet e drejta e mbrojtjes, celulari është studioja jonë lëvizëse
Çmimet në gusht u shtrenjtuan në Gjermani: Po paguajmë për të gjithë periudhën e fundit
Grupimi Qytetar kundër projektit TID Durrës dorëzon dokumentin 15 faqe në bashki





