Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Facebook se më 16 nëntor në Prizren do të mbahet mbledhja e parë mes dy qeverive , asaj të Shqiperisë dhe Kosovës. Rama gjithashtu ka ndare me miqtë një foto ku ka dale së bashku me ministren e Intergrimit të Kosovës, Vlora Citakun dhe delegacionin që e shoqëronte atë gjatë vizitës në Tiranë.
Me Vlora Citakun dhe delegacionin simpatik të Ministrisë së Integrimit të Kosovës, për të folur për përgatitjet e axhendës të mbledhjes së parë të dy qeverive, që do të mbahet më 16 Nëntor në Prizren – shkruan Rama ne Facebook.





