DURRËS, 9 nëntor 2013 – Mësohet se 25 nëntor 2013 kompania shtetërore e Autoritetit Portual Durrës (APD) sh.a do të zhvillojë një tender të “majmë” për grosistët e naftës afër LSI-së. Bëhet fjalë për 8 205 000 (mbi 80 mijë dollarë), që do të përdorë APD-ja për blerje karburanti me afat ekzekutimi të shtrirë në një periudhë kohore prej 365 ditë. Nga ana tjetër, nuk ka pse të mos tërheqë vëmendjen fakti se ç’duhet gjithë ky fond, kur dihet se 90 për qind e veprimtarive portuale u janë dhënë me koncesione firmave private, koncesione për të cilat janë hedhur dyshime. Me sa duket, LSI-ja nuk ka ndërmend t’i kundërvihet ish-aleatit të vet, PD-së kur ishin në bashkëqeverisje. (Nuk) mund të spekulohet se sa tollona nafte mund të shpërndahen falas për punë partie a private të drejtuesve të entit publik, i cili ende nuk po merret me tarifat e larta që i ulin konkurrencën në Adriatik.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





