8 nëntor 2013- Një patrullë e Guarda di Finanzias ka shpëtuar një natë më parë 3 shqiptarë të cilat kishin 4 ditë në det.Pas katër ditësh në mëshirë të fatit ata u shpëtuan nga rojet bregdetare italianë në ngushticën e Otrantos, mbi 70 milje në afërsi të brigjeve italiane. Autoritetet shqiptare kishin marrë denoncimin e familjarit të njërit prej të humburve, duke nisur menjëherë kërkimin e tyre, si dhe kerkuar ndihmën e autoriteteve italiane.Tre shqiptarët ishin nisur nga brigjet italiane në drejtim të Vlorës, por gomonia e tyre, e sapo blerë, kishte pesuar nje defekt.Sipas autoritetve italiane shëndeti i të tre shqiptarëve tashmë është përmirësuar.

(Në foto, gomonia me të cilën po udhetonin 3 shqiptarët)