Tiranë, 8 nëntor 2013- Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim mesditën e sotme me ambasadorin amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu. Gjatë takimit Basha e ka njohur Arvizun me kursin që do të ndjekë opozita “për të mos dorëzuar kauzën e demokracisë, askujt që synon ta zhbëjë atë”.
“Ndava me ambasadorin shqetësimin numër një të shqiptarëve, blerja e votës, cënimi themelor i demokracisë, vjen pas shqetësimeve të ngritura nga ne për shkeljet e kushtetutës dhe veprimet antiligjore të maxhorancës, emërime të paligjshme në polici dhe e njoha me kursin e opozitës, vendosmërinë tonë për të mos e dhënë kauzën e demokracisë askujt që synon ti zhbëjë këto arritje", u shpreh Basha.
Nga ana e tij Ambasadori ka deklaruar pas Bashes se respektimi i ligjit eshte themeli i cdo demokracie.





