TIRANE, 8 nëntor 2013 – Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në trotuar, në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, 60-vjeçari Zvetan Nikolla kishte dalë nga banesa për të blerë diçka në dyqan, kur është shtrirë në rrugë pa ndjenja. Kalimtarët u përpoqën t’i vinin në ndihmë, por ishte tepër vonë, pasi 60-vjeçari kishte ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak në zemër, megjithatë ekspertët do të japin rezultatet përfundimtare pasi të kenë përfunduar hetimet.
Fqinjët e 60-vjeçarit shprehen se ai ishte një burrë i fortë dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
Tiranë, gjendet në trotuar një 60-vjeçar i pajetë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Kam ardhur të të marr në shtëpi, nuk po respekton parimet
6 ushqimet që meshkujt duhet të hanë çdo ditë
Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’/ Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin
7 këshilla për të pasur dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm





