3 nëntor 2013- Një konflikt i përgjakshëm mes gjashtë shqiptarëve ka ndodhur në Greqi. Për pasojë një i ri shqiptar ka mbetur i vdekur, pasi u përfshi në konfliktin thika mes disa të rinjsh.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kefalovriso Etolokarnaninias, në rajonin Mesologji të Greqisë. Policia lokale tha se një grup prej gjashtë shqiptarësh u konfrontuan mes tyre për motive ende të paqarta përpara një kafeneje në Kefalovriso. Sherri nisi mes dy të rinjsh shqiptarë, por shpejt u bashkuan dhe katër të tjerë.Djali 21-vjeçar u qëllua me thikë dhe vdiq në vend, raporton policia. Forca të shumta policore që shkuan në vendngjarje, thanë se nuk kanë mundur të kapin asnjë të dyshuar.
http://www.albanians.gr/lajme/sociale/10012-greqi-sherr-mes-shqiptareve-vritet-me-thike-21-vjecari-.html





