3 nëntor 2013- Në orët e vona të mbrëmjes, një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Kolsh-Kukës, ku kanë humbur jetën tre persona që udhëtonin me një kamionçinë me targa kosovare.Sipas burimeve të policisë, dy prej viktimave janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Ata janë babë e bir, Idajet e Bashkim Shpata nga fshati Shën Mëri i Kukësit, si dhe Dem Saraçi, nga fshati Kryemadh. Sipas të njëjtave burime, mësohet se shkaku i aksidentit ka qënë shpejtësia e lartë, që solli si pasojë humbjen e kontrollit të automjetit.Kamionçina u përplas me trafikndarësin, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre personave.





