KORCE, 2 nëntor 2013 – Pas një muaji fushate elektorale, Korca voton nesër për kreun e ri të bashkisë,pas dorëhejqes së Niko Peleshit i cili u përfshi në kabinetin e qeverisë Rama,si zv/kryeministër.
Partia socialiste kandidon në këto zgjedhje me Sotiraq Filon,me profesion inxhinier elektirik i cili prej vitit 2007 mban postin e zv/ kryetarit në bashkinë e Korcës,ndërsa partia demokratike kandidon me Sotiraq Stratobërdhën ,ish-deputet në legjislaturën e parë ,me profesion jurist dhe aktualisht mban postin e kancelarit në prokurorinë e rrethit në qytetin juglindor.
Korça është konsideruar si një qytet i balancuar politikisht në zgjedhjet vendore por edhe në ato parlamentare,megjithatë këtë herë dy kampet e mëdha politike janë duke zhvilluar një luftë të fortë ,me qëllim fitoren e zgjedhjeve. Pavarësisht kësaj fushata elektorale në Korçë është zhvilluar e qetë edhe pa probleme .
Kandidati socialist Sotiraq Filo me sloganin "Koha për Korçën ' fushata e të cilit është fokusuar në takimet derë më derë me elektoratin,ka shpalosur programin e tij për pjesën e mandatit të mbetur duke u përqëndruar në realizimin e 5 projekteve të mëdha infrastukturore qe do te realizohen së shpejti në qytetin e Korçës.
Pikërisht rikonstruksioni i Sheshit para Teatrit"Cajupi", rikonstruksioni dhe rivitalizimi i Parkut Rinia, ndërtimi i Terminalit të autobuseve, suvatimi i fasadave të pallateve dhe rikonstruksioni fasadave të Pazarit të Vjetër.
Për kandidatin socialist punësimi është një tjetër premtim madhor i tij ,i cili do të realizohet nëpërmjet një sërë projektesh konkrete pas 3 nëntorit.
Nga ana tjetër rivali i tij në këto zgjedhje kandidati demokrat Sotiraq Stratobëdha vjen me sloganin "Vlerëso Votën' . Stratobërdha është fokusuar tek nevoja e një plani rregullues të përgjithshëm që i shkon për shtat historisë, kulturës dhe traditës së Korçës. Në program ai përmend edhe pika të tjera në lidhje menaxhimin e hapësirave urbane, marrjen e masave urgjente për rregullimin e trafikut si dhe vendosjen e sinjalistikës në qytet.
Gjithashtu kandidati demokrat ka premtuar ulje të taksave për biznesin, ulje të taksave për qytetarët, ndarjen emergjente të apartamenteve për të pastrehët, dhe punësim për të rinjtë e talentuar.
Sipas të dhënave,në Korçë rezultojnë rreth 71 .750 mijë zgjedhës,ku në ndryshim nga zgjedhjet e 23 qershorit këtë herë pasur një rritje të lehtë të numrit të tyre që kryesisht rezultojnë të jenë votues për herë të parë .Gjithashtu në Korçë rezultojnë 101 qëndra votimi që do të administrohen nga një KZAZ.
Qyteti juglinor si një zonë shumë afër Greqisë është duke pritur edhe qindra emigrantë të cilët janë duke u kthyer në vendlindje ,me qëllim votimin në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Në këto zgjedhje partia socialiste mbështetet edhe nga LSI dhe partitë e të tjera të koalicionit qeveritar por jo vetëm,në mbështetje të kandidatit socialist Sotiraq Filo në këto zgjedhje kanë dalë edhe parti të djathta. Sakaq Stratobërdha ka mbështetjen e partive të tjera opozirare.





