2 nëntor 2013  Një video e tmerrshme zbulon brutalitetin dhe trajtimin e një të burgosuri të sëmurë mendor në një burg të Kalifornisë, ku rojet e spërkasin me sprajin e specit djegës, duke e lënë të burgosurin të ulërasë nga dhimbjet dhe duke kërkuar që ata të ndalojnë.

Video inçizimi  është lansuar të enjten nga një gjyqtar federal si pjesë e një padie e ngritur në emër të 30.000 të burgosurve që kërkojnë ndalimin e kësaj praktike të tmershme.

Spërkatja e specit djegës është një metodë zyrtare në burgun shtetëror të Kalifornisë në ‘Corcoran’, për të hequr të burgosurit e trazuar nga qelitë e tyre pasi të gjitha taktikat e tjera dështojnë.