DURRES, 2 nëntor 2013 Një 38-vjeçar, banor në lagjen e ish-Kënetës në Durrës, ka tentuar ti japë fund jetës, duke u varur me litar në Urën e Dajlanit.

Gjithçka është parandaluar nga policia e qytetit bregdetar, e cila është lajmëruar nga i ati i 38-vjeçarit, për veprimin që kishte planifikuar i biri. 

38-vjeçari Edmond Bushi, që sipas familjarëve vuan nga çrregullime mendore, ka dalë gjatë paradites nga banesa me një litar në dorë.

Dyshimi se i biri mund ti jepte fund jetës, ka bërë që i ati t’i drejtohet policisë për të kërkuar ndihmë. 

Pas një kontrolli prej afro 2 orësh, Edmond Bushi është gjetur mbi urën e Dajlanit, teksa tentonte te lidhte litarin, duke u ndaluar në kohë nga policia.