FIER, 2 nëntor 2013 – Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur, ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzëmadh.
Burime nga policia bëjnë të ditur se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke marrë përpara edhe një kalimtar, i cili ndodhej në anë të rrugës në momentin e aksidentit.
Përplasja ka qenë fatale për kalimtarin, i cili po kalonte bashkë me gomarin e tij në rrugë, në momentin e përplasjes së makinave.
Viktima është identifikuar si shtetasi, Veli Kociaj 60 vjeç, ndërsa mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy shtetas të tjere pasagjerë në furgon.
Ndërkaq, mësohet se si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë edhe njëri prej drejtuesve të makinave.
I plagosuri është me shtetësi italiane, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Momentalisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





