TIRANE, 25 gusht 2013 – Një person mbeti i lënduar mëngjesin e sotëm pas një aksidenti rrugor në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në zonën e “Zogut të Zi”, ku një automjet ka përplasur një kalimtar,ndërsa ky i fundit po kalonte rrugën.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





