TIRANË, 24 gusht 2013 – Një 36-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pas një atentati në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.
Mediet raportuan nga vendngjarja se dy persona të panjohur të cilët udhëtonin me motorr dhe skafandra i kanë zënë pritë shtetasit Elidon Lafetaj, i njohur edhe si Elio Bendo, teksa ai po futej me makinë në banesë, ndërkohë që e plagosur ka mbetur dhe e dashura e tij.
I riu është ekzekutuar me dy plumba, të marra në kokë dhe shpatull, ndërkohë e reja ka marrë një plumb në këmbë. 36-vjecari ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshoqëruesja e tij është dërguar nga forcat e policisë në Spitalin Ushtarak ku u bë e ditur se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.
Të afërmit e viktimës, mberriten ne vendgjarje dhe çanë kordonin e policisë, e cila kishte rrethuar skenën e krimit, teksa vajtonin dhe klithnin mbi kufomën e 36-vjecarit. Një auto-ambulancë shoqëroi kufomën në morgun e spitalit, ndërkohë që policia mori automjetin e viktimës me targa belge të personalizuara.
Nga hetimet paraprake mësohet se 36-vjecari ka jetuar jashtë shtetit, ndërkohë policia bën me dije se vrasja e tij ka lidhje me të kaluarën e viktimës. Të njëjta burime konfirmojnë se Elidon Lafeta i cili kishte në pronësi biznese lojërash fati dhe pika basti jo vetëm në Shqipëri, por dhe ne vende te tjera te Europes kishte ndërruar gjeneralitetet e tij për shkak të kaluarës së tij, por ai nuk i ka shpëtuar dy autorëve të cilët pasi kanë kryer krimin janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur me motorr.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që dëshmia e së dashurës së 36-vjecarit do të jetë shumë me rëndësi për zbardhjen e krimit. Vajza e cila shoqëronte 36-vjecarin mësohet të jetë një 20-vjecare nga Elbasani.
Të njëjta burime konfirmojnë se Elidon Lafetaj i cili kishte në pronësi biznese lojërash fati dhe pika basti jo vetëm në Shqipëri, por dhe ne vende te tjera te Europes kishte ndërruar gjeneralitetet e tij për shkak të kaluarës së tij. Ndërkohë, viktima sipas policisë ishte i përfshirë dhe në një plagosje.
Hetimet/Vajza: Pashë dy persona me skafandra
20-vjecarja, nga Elbasani e dashura e Elidon Lafetës, e shtruar në Spitalin Ushtarak pas plagosjes në këmbë ka rrëfyer para policisë se ka parë dy persona me motorr dhe skafandra në kokë që ka qëlluar në drejtim të tyre.
Nga hetimet paraprake mësohet se 36-vjecari Elidon Lafeta nga Iballa e Pukës banues në Tiranë ka jetuar jashtë shtetit, ndërkohë policia bën me dije se vrasja e tij ka lidhje me të kaluarën e viktimës.
PISTAT
Menjëherë pas identifikimit të viktimës së atentatit të mbrëmshëm, grupi hetimor i Policisë së Tiranës ka ngritur edhe pistat e para të hetimit. E para lidhet me aktivitetet e tij në Itali, ku ka qëndruar kohët e fundit, duke qenë se ka në pronësi disa kazino. Sipas Policisë ai ka pasur probleme vazhdimisht me Drejtësinë italiane, që ende nuk janë mbyllur, por çështjet në ngarkim të tij janë ende në hetim nga organet e drejtësisë italiane. Nga ana tjetër, Elio Bendo (Elidon Lafetaj) ka qenë person i skeduar edhe nga Drejtësia shqiptare dhe nën vëzhgim nga Policia e Tiranës. Në vitin 2012 ai është dënuar për plagosjen e pronarit të një lokali, ngjarje e ndodhur më 18 dhjetor të vitit 2011. Pas zënkës në lokal me një person, të cilit i kishte para borxh, Lafetaj ka qëlluar me armë e për pasojë është plagosur edhe pronari i lokalit, Iliaz Katiraj. Për këtë ngjarje 37-vjeçari u shpall në kërkim dhe u arrestua disa ditë më vonë. Ndërsa Policia po verifikon edhe pista të tjera, probleme të ndryshme personale që ai mund të ketë pasur pas divorcit.
DENIMI
Më 11 korrik 2012, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 muaj burg viktimën e ngjarjes së djeshme, Elio Bendo (Elidon Lafetaj). Ai u deklarua i fajshëm për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Sipas Gjykatës, Lafetaj ishte autori i plagosjes së I. Katirajt, më 18 dhjetor 2011, para një lokali te “Unaza e Re” në Tiranë. Plagosja ndodhi kur Lafetaj dhe tre shokë të tij u përleshën fizikisht me të dëmtuarin dhe disa miq të tij. Konflikti mes palëve lindi për shkak të një shume prej 100 mijë lekësh që Lafetaj u detyrohej miqve të të plagosurit.





