MIRDITE, 24 gusht 2013 – Një shtetas është arrestuar në Mirditë nën akuzën e dhunës në familje. 

Policia bëri të ditur se në pranga është vënë shtetasi Fran Paçuku.

Ai është arrestuar në flagrancë nga komisariati i Mirditës teksa dhunonte me grushta e shkelma bashkëshorten dhe vajzën e tij. 

Nga të dhënat e mbledhura mësohet se Paçuku ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes.