DURRËS, 23 gusht 2013 – Zbulohen të tjera parcela me bimë narkotike në komunën e varfër e malore të Çudhisë në Krujë. Drejtoria e policisë së shtetit në qarkun e Durrësit njofton se më 22 gusht 2013, në fshatin Bruz-Mal, komuna Çudhi, Krujë, janë konstatuar 16 parcela me bimë të dyshuara si narkotike të llojit canabis sativa, me një total prej 350 rrënjë bimë. Në vijim të veprimeve proceduriale u morën mostra për ekzaminim dhe u asgjësua tërësia e bimëve të mbetura me djegie. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Materialet iu përcollën Prokurorisë së Krujës.
Info /
Komuna Çudhi ka në përbërje fshatrat Nojë, Mafsheq, Shqezë, Shkretë, Çudhi-Qendër, Çudhi-Kamp, Kroi-Madh, Bruz-Zall, Bruz-Mal, Rranxë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





