TIRANE,23 gusht 2013- Sander Lleshi, emri qe kohe me pare shkrimtari Ismail Kadare sugjeroi te ishte kreu i shtetit, do te jete keshilltari per mbrojtjen i kryeministrit Rama.
Lajmin e ka dhene vete kryeministri i zgjedhur Rama permes nje postimi ne profilin e tij ne FB.
“Emrin e Sandër Lleshit e kam dëguar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë. Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë. Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht. Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur. I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë – nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje -, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri”- shkruan Rama.
Rama: Sandër Lleshi, këshilltar për Mbrojtjen
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti
Të shtëna në një parti në Zvicër, vritet një person, plagosen 5 të tjerë
Vazhdon lufta me flakët, 4 vatra zjarri mbeten aktive në të gjithë vendin, zonat ku situata është më problematike
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness





