DURRËS, 22 gusht 2013 – E mitura 14 vjeçe denoncon të ëmën në polici, ngjarja e rrallë bëhet publike nga forcat e rendit të qytetit bregdetar. Nuk ka të mbaruar “lumi” i ankesave të qytetareve dhe fshatareve të Durrësit për dhunën e shfrenuar në familjet e tyre. Kështu, më 21 gusht 2013 drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit i ka dërguar gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës tri kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme kryesisht për femra. Ajo që tërheq vëmendjen është guximi i një të miture 14 vjeçe nga fshatrat e Durrësit, që u ka kërkuar organeve ligj-zbatuese ta mbrojnë nga e ëma, M. T., 41-vjeçare, e cila ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Janë paraqitur para uniformave blu dy gra që duan mbrojtje nga dajaku i burrave: një 36 vjeçare për bashkëshortin G. D. 38 vjeç dhe një 43 vjeçare për bashkëshortin A. K. 46 vjeç.  

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/