DURRËS, 21 gusht 2013 – Edhe stikat e pishave me ankand. Drejtoria e Shërbimit Pyjor Durrës, me seli në Shkozet, organizon në datën 9 shtator 2013 konkurrimin me ankand të hapur për prodhimet e dyta pyjore. Bëhet fjalë për shitjen e boçave të pishave mesdhetare. Do të bëhet garë për 150 kv boça pishe të butë, që janë vjelë në ekonominë pyjore të Rrotullës në Shënpjetër të komunës së Ishmit. Duke qenë se stikat janë një mall tejet i kërkuar në kulinari nga pastiçeritë dhe restorantet, madje dhe importohen, kur dikur eksportoheshin, ankandi i Pyjores Durrës afron një çmim fillestar të leverdishëm prej 200 lekë/kv.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/