DURRËS, 21 gusht 2013 – Rritet frikshëm dhuna ndaj grave në qytetin e Durrësit dhe në zonat rurale. Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut të Durrësit njofton se më 20 gusht 2013, ora 21.30, u arrestua në flagrancë H. Z. 62 vjeç. Dyshohet se rreth orës 18.30, në banesën e tij, në lagjen 15, Spitallë, Durrës H. Z. ka goditur me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit bashkëshorten 49 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Ndërkaq, forcat ligj-zbatuese bëjnë të ditur se vetëm më 20 gusht 2013, gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës iu dërguan tri kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një 74-vjeçareje nga dhëndri, J.F. 35 vjeç; një 33-vjeçareje nga bashkëshorti, S.Y. 36 vjeç; një 50-vjeçareje në Shijak, nga kushëriri G.D. 35 vjeç.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/