21 gusht 2013- Pas zbatimit te vendimit per reciprocitet nga pala shqiptare ne Kakavije, Konsulli grek ne Gjirokaster ne linje telefonike ka garantuar autoritetet policore se nuk do te kete asnje pengese per levizjen normale te shqiptareve drejt Greqise.Zedhenesi i policise Gjirokaster, Mullai ka deklaruar se konsulli grek ka telefonuar drejtorin Abrija dhe komandantin e pikes se Kakavijes, duke i premtuar levizje pa probleme. “Ka deklaruar se shqiptaret doi te lejohet te levizin me pasaportë biometrike sipas rregullave dhe ka kërkuar që e njëjta gjë të zbatohet edhe për shtetasit grekë. Nga ana jone eshte garantuar se do te veprohet sipas procedurave standarde të hyrje- daljeve”- tha ai ne nje prononcim per “News 24″ Ndërkaq, në Kapshticë ka përfunduar një takim mes drejtorëve të pikës kufitare ku eshte vendosur, që shuma e kërkuar që do të paguhet nga shqiptarët do të ulet nga 1 500 në 600 euro.
Vendimi i pales shqiptare
Pala shqiptare ka vendosur reciprocitetin ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes. Asnje grek qe nuk figuron me garancine nga personi prites nuk do te lejohet te kaloje.Deri ne mesdite jane kthyer kater automjete greke, te cilat nuk jane lejuar te futen ne territorin shqiptar.Vijon situata problematike ne pikat e kalimit kufitar me Greqine, ku emigrantet shqiptare kthehen mbrapsht, me pretendime te ndryshme, por ne fakt duke iu kujtuar ngjarja e Permetit. Vete emigrantet pranojne se atyre iu përmendet nga pala greke konflikti i fundit Përmet mes kishës ortodokse e Bashkisë së këtij qyteti.Ne linje telefonike per “News 24″, zedhenesi i policise ne Gjirokaster, Genti Mullai pohon se situata e krijuar atje është kaotike. Sipas tij deri më tani janë kthyer nga policia greke 121 shtetas shqiptarë. Mullai sqaroi se fillimisht policia ka përdorur si justifikim mungesën e të ardhurave monetare që qytetarët kishin më vete, ndërsa më pas kanë përmendur edhe çështjen e Përmetit.Njesoj paraqitet situata edhe ne Kapshtice, ku qytetaret pranojne se u kerkohen garanci te medha parash. Nderkaq, mesohet se drejtori i pikës kufitare të Kakavijës, Admir Abrija ka urdhëruar vendosjen e marrëdhënieve të reciprocitetit, duke urdheruar që të mos lejohen të kalojnë shtetasit grekë nëse nuk justifikojnë kalimin.
/panorama/





