KAVAJE,21 gusht 2013 -Një person qëllon me armë përmbaruesit që do t’i merrnin shtëpinë dhe me pas i ka dhënë fund vetes, njofton policia.
Ngjarja u shënua sot paradite në qytetin e Kavajës, në një lagje pranë tregut ku u sinjalizua se një person po alarmonte zonën me të shtëna armësh. Sipas policise, Enver Shabjani, 70 vjec kishte një kredi pa shlyer ndaj përmbarimi do të ekzekutonte urdhër-ekzekutimin për t’i marrë shtëpinë që ishte vendosur si garanci nga familja Shabjani.
Në vendngjarje mbërritën policia që bëri thirrje për dorëzim, por Enver Shabjani nuk pranoi të dorëzohet. Ai vijoi të qëllonte ndaj policisë, përmbaruesve duke rrezikuar jetën e banorëve në zonë.
Pas disa minutash, krismat ndaluan dhe policia ndërhyri në banesë. Efektivët konfirmuan se i moshuari kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve me armë zjarri. Policia hedh dyshime se Shabjani ka vrarë veten.
Efektivet kane marrë në pyetje përmbaruesit për të dhënë sqarime mbi ngjarjen e rëndë në Kavajë.
/balkanweb/





