DURRËS, 21 gusht 2013 – Bashkia e Durrësit investon në infrastrukturën rrugore të “Çamërisë”. Zona e Plazhit është e banuar kryesisht nga çamët që u vendosën këtu në vitin 1946 pas gjenocidit grek në Luftën e Dytë Botërore. Ndonëse ky komunitet ka votuar dukshëm për PD-në, në zgjedhjet e fundit vendore çamët kanë qenë vendimtarë në dy fitoret rresht të kryebashkiakut Vangjush Dako të PS-së, ndërsa për këshilltarë kanë votuar PD-në dhe PDIU-në. Kështu, me sa duket, kishte ardhur rasti që Dakoja t’ua shpërblente miqve të vetë çamë duke investuar në rrugët e Plazhit, qendra më e madhe turistike e Shqipërisë. Bashkia ka njoftuar se më 6 shtator 2013 do të zhvillohet tenderi për rikonstruksion rruge në Plazh në segmentin Qafë Botë dhe vazhdimi deri te rruga Pavarësia me një fond limit prej mbi 31,8 milionë lekë nga të ardhurat e siguruara. Kurse më 4 shtator 2013 do të zhvillohet tenderi për rikonstruksionin e rrugëve së Parthinëve dhe Shqipeve me fond mbi 23 milionë lekë, po nga të ardhurat.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/