20 gusht 2013- Ditën e martë, Lëvizja Rinore për Integrim ka startuar "Akademinë Verore për Politikën", në Jalë. Mësohet se të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë kreu i LSI, Ilir Meta, si dhe ambasadori i SHBA në vendin tonë, Aleksandër Arvizu dhe kreu i prezencës së BE, Ettore Sequi.Sipas Ilir Metës, LRI është një shembull pozitiv për të gjithë politikën shqiptare, teksa theksoi se rinia është suksesi për një të ardhme më të mirë e të sigurtë. Në fjalën përshëndetëse, Meta vlerësoi se fitorja e LSI është kontributi më i mirë që Shqipëria të ecë shpejtë.Përpos Metës, fjalën e mori dhe ambasadori Arvizu, i cili vlerësoi se performanca e LRI është impresionuese. “Politika konstruktive është baza e suksesit. Të rinjtë janë e ardhmja e Shqipërisë. Përshëndes përfshirjen e të rinjve dhe grave”, deklaroi Arvizu.