DURRËS, 20 gusht 2013 – Dhuna në familje po merr përmasa kërcënuese në edhe Durrës. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se vetëm më 19 gusht 2013 u plotësuan 4 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, ku në dy raste janë burrat shkaktarë të “dajakut” dhe në dy rase femrat. Uniformat blu presin të marrin në mbrojtje një 48-vjeçare, pasi bashkëshorti i saj, G.A., 53 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj; një 42-vjeçare që rrihet nga i shoqi një vit më i vogël; ndërkaq një 32-vjeçare, është dhunuar dhe kanosur sistematikisht nga vjehrra e saj, H.V., 61 vjeçe, për probleme pronësie; një 39-vjeçar e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshortja e tij, E.B., 35 vjeçe.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





