DURRËS, 20 gusht 2013 – Bllokimi i menysë së Forcave të Armatosura në sajtin e Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, ka bërë që të vjetrohet një lajm i 16 gushtit 2013 për vizitën e gjeneralmajorit Gjunkshi në fregatën amerikane në radën e portit të Durrësit. Pas alarmit të dhënë në “Durrëslajm.com”, u bë i mundur më 20 gusht 2013 zhbllokimi i menysë së Forcave të Armatosura, madje, një lajm tjetër për takimin e datës 19 gusht 2013 të Gjunkshit me një funksionar të ambasadës britanike, ka ardhur me e-mail. Sikurse e ka bërë të ditur shtypi shqiptar, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka kundërshtuar tjetërsimin e SHQUP-it si seli në PD-së. Bie në sy se amerikanët janë të gëzuar nga vizita e gjeneralmajorit dhe nuk e kanë mirëpritur mungesën e ministrit apo zëvendësve të tij.
Falënderimi për vizitën
Më në fund, sipas menysë së Forcave të Armatosur të Shqipërisë të hapur më 20 gusht 2013, se në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh midis ushtrive shqiptare dhe amerikane, të premten e kaluar, më datë 16 gusht 2013, me ftesë të komandantes së CDR Erika Hoffmann të fregatës amerikane Samuel B Robert, kffg-58, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, vizitoi fregatën amerikane në detin Adriatik. Gjatë kësaj vizite u prit nga komandantja e luftanijes, e cila e falënderoi për vlerësimin e bërë ftesës (me sa duket e ka ndier mungesën e ministrit apo zëvendësve të vet, të ftuar prej saj). “Ne, – tha Hoffmanni – jemi këtu në kuadër të zbatimit të një projekti në ndihmë të komunitetit dhe çmojmë në këtë drejtim kontributin e dhënë nga FA shqiptare për këtë qëllim”. Gjeneralmajor Gjunkshi shprehu vlerësime dhe falënderime për qeverinë dhe Forcat e Armatosura amerikane për ndihmën e kontributin e vazhdueshëm të dhënë nga SHBA-së për FA shqiptare, si dhe adresoi një falënderim të veçantë mirënjohës për komandanten e fregatës amerikane për ftesën e bërë dhe e konsideroi vizitën në anije, si një shkëmbim eksperience në fushën e mbrojtjes dhe në shërbim të forcimit të marrëdhënieve midis FA Amerikane dhe FA shqiptare.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





