DURRËS, 19 gusht 2013 – Në Greqi, mesfushori durrsak 25-vjeçar Emiljano Vila e nisi me gol kampionatin grek, duke ndihmuar skuadrën e tij PAS Janina të barazonte 3-3 në fushën e Asteras Tripolis. Vila, 1,85 m i gjatë, shënoi golin e tretë, në minutën e 57-të (shih foton, i pari djathtas me të bardha pasi ka drejtuar topin drejt rrjetës), duke e kaluar në epërsi skuadrën mike. Avantazhi zgjati deri dy minuta para përfundimit, kur vendasit barazuan. Megjithatë, është një start i mirë për Janinën, por edhe për Vilën që shënoi një gol të shkëlqyer.
Info
Karrierën e ka nisur më Teutën e vendlindjes, ku në periudhën 2005–2009 luajti 70 ndeshje dhe shënoi 30 gola; 2009-2010 u ble nga Dinamo Zagreb, ku nuk u aktivizua dhe u huazua në vitin 2009 nga Lokomotiva Zagreb, ku luajti vetëm 6 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol; më 2010-2011 u aktivizua te Dinamo Tirana në 45 ndeshje dhe shënoi 15 gola; nga viti 2011 vesh fanellën e PAS Giannina të Greqisë, ku zhvilloi 55 ndeshje dhe shënoi 5 gola. Në vitet 2003-2007 2është aktivizuar me përfaqësueset shqiptare U17, U19 dhe U21, ku ka zhvilluar gjithsej 13 ndeshje ndërkombëtare dhe ka shënuar 1 gol me U19. Me kombëtaren nis debutimin më 2009, ku zhvillon 19 ndeshje dhe shënon 2 gola.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”





