TIRANE,19 gusht 2013- Policia e Tiranes ka arrestuar nje shtetas 33 vjecar, akuzuar se ka dashur te mbyse bashkeshorten, te cilen me pare e kishte dhunuar. Sipas policise, ne pranga eshte vene shtetasi Armando Kapa, 33 vjec, i denuar me pare per plagosje.“Arrestimi i tij u be, sepse me datë 17.08.2013, rreth orës 08.30, në ambjenet e banesës së tij në Rrugen “Dritan Hozha” Tirane, ka dhunuar fizikisht duke tentuar te mbyte me çarçaf dhe duke i lënë dëmtime të dukshme në pjesën e qafës bashkëshortes së tij shtetasen R. Kapa, e 27 vjec, banuese ne Tirane”- thuhet ne njoftimin e policise.Sipas saj, per te demtuaren gjithashtu është plotësuar menjehere urdhëri i mbrojtjes për në Gjykatë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale të “Dhunës në familje”.

 

/panorama/