TIRANË, 18 gusht 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar njofton se më 17 gusht 2013, afër mesnatës, ora 21:29:04 (GMT) ose ora 23:29:04 (koha verore Shqipërisë), është regjistruar një tërmet i lehtë me forcë M=2.3, me epiqendër në thellësinë 7 km në Klos, 25 km në vijë ajrore në jugperëndim të qytetit të Kukësit, në koordinatat 41.96°V, 20.14°L (shih etiketën në hartën nr. 1, pika e kuqe). Bazuar mbi këto koordinata, sateliti i ka lokalizuar lëkundjet e tokës në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Maresh, rrethi i Mirditës në qarkun e Lezhës (shih foton satelitore dhe hartën nr. 2, shigjeta e gjelbër). Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/