BARI, 18 gusht 2013 – Policia kufitare e qytetit portal italian të Barit ndaloi shqiptarin me inicialet S. S. 39 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë një rumun, pas një sherri që kishte ndodhur në Korliano Kalabro (Corigliano Calabro). S. S. ishte shpallur në kërkim. 39-vjeçari u ndalua më16 gusht, në çastin kur po orvatej të arratisej në Shqipëri me një traget të linjës Bari- Durrës. Makina e tij u sekuestrua. Sipas medieve italiane, vrasja e rumunit 43 vjeç detyroi forcat e rendit të Apenineve të ndalonin si të dyshuar për vrasje edhe 2 shqiptarë – D. R. 33 vjeç dhe K. M. 32 vjeç – si dhe rumunin C. T. 24 vjeç. Njoftohet se në Bari është arrestuar shqiptari M. B., 35 vjeç, i shpallur në kërkim evropian nga autoritetet greke, me akuzat e grabitjes dhe vrasjes. Është arrestuar kur po orvatej të hynte në territorin e Çizmes me tragetin “Claudia” që vinte nga Durrësi.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/