KORCË, 18 gusht 2013 – Kitaristi i grupit “Guns N' Roses” Ron Thal Bumblefoot i ftuari special që do të performojë sot në mbrëmje në festën e “Birrës në Korcë” ka performuar të parë për publikun vlonjat në qytetin e Vlorës. Ekskluzivisht për televizionin Neës 24 në intervistën e tij të parë kitaristi i “Guns N' Roses” jo vetëm ka përshëndetur teleshikuesit me këngën e grupit “Guns N' Roses” , ‘Used To Love Her’, por i ka ftuar të gjithë qytetarët që të shijojnë muzikën e tij rock nën shijen e “Birrës Korça” sot në mbrëmje. 

“Për festën e birrës dhe birrën Korca, ejani në festival do kënaqeni. Është shumë e thjeshtë kënaquni dhe shijoni dhe birrën Korca do jemi aty që të gjithë të argëtohemi , do shijojmë jetën për këtë bëhet fjala të shijosh jetën”, u shpreh Ron. 

Ndërsa, fansat e “Guns N' Roses” në Shqipëri mund të mbajnë frymën pasi Ron ka bërë një deklaratë bombastike pasi premtoi para mikrofonit të News24 se do ti propozonte grupit të këndojë në Shqipëri. 

“Ndoshta edhe vijmë do ia them Axel dhe grupit…ej performova vetëm në Shqipëri dua që herën tjetër të shkojmë të këndojmë aty, por sic e dini “Guns N' Roses” është një grup me shumë njerëz në staf, është goxha e kushtueshme ardhja këtu, por do të ishte një ide e mirë një person është e thjeshtë të vijë të performojë, por ka shumë shpenzime të vijë grupi nëse këtu do të jetë një promovues dhe merret me gjithë detajet po “Guns N' Roses” do të vijë në Shqipëri”, shprehet kitaristi. 

Bumblefoot më pas ka elektrizuar publikun vlonjat me këngët me te famshme te “Guns N' Roses” si “Don’t cry” apo “Sweet child of mine”. Janë pikërisht këto këngë ikona te muzikës rock që janë adhuruar nga miliona fansa të grupit të cilat do të munden ti shijojnë sot në mbrëmje të gjithë qytetarët pjesëmarrës në festën e birrës në Korcë. 

Katër netë festë, pihen 100 mijë "Birra Korça"

Festa e Birrës "çmend" mijëra pjesëmarrës. Ka vijuar me një numër rekord pjesëmarrësish, nata e katërt e Festës së Birrës në Korçë. Mbrëmjen e kaluar sheshi para pallatit të sportit "Tamara Nikolla" është mbushur plot e përplot, ndërsa "Birra Korça" ka shuar etjen e mijëra pjesëmarrësve në festë. Sipas të dhënave nga stendat e "Birrës Korça", mbi 100 mijë gota birrë janë konsumuar në 4 netë, duke kapërcyer çdo sukses të parashikuar. Të ardhur enkas nga Durrësi, Vlora, Kavaja, Saranda, Shkodra dhe jashtë kufirit, turistët nuk kanë dashur për asnjë moment të humbasin këtë festë kaq popullore dhe kanë qëndruar për orë të tëra në shesh duke shijuar "Birrën Korça". "Unë vij nga Anglia. Kam qenë edhe një vit më parë në Festën e Birrës dhe jam argëtuar pa masë. Kështu vendosa të vij sërish, duke sjellë me vete edhe shumë miq. 'Birra Korça', kërnacka dhe muzikë janë gjithçka duhet për një festë kaq madhështore. Ndihem pafundësisht i lumtur që jam duke shijuar këtë atmosferë, është adrenalinë e vërtetë Festa e Birrës në Korçë", tha Alun Normhan. Kulmi i festës ka qenë ngjitja në skenë e grupit tetovar Elita 5, të cilët për orë të tëra kanë kënduar thuajse të gjithë këngët e repertorit të tyre duke përcjellë mjaft emocion për pjesëmarrësit në shesh, çka është shoqëruar me një konsum rekord të "Birrës Korça". Festa ka vijuar gjatë, ndërsa publiku i ekzaltuar vazhdonte të shijonte "Birrën Korça". Pas mesnate mijëra pjesëmarrës në euforinë e atmosferës festive kanë kërcyer duke u çliruar për pak orë nga paragjykimet dhe kanë shijuar deri në fund festën. Në skenë janë ngjitur dhe Olsa Papandili Band, Petrika Zoga, Adrian Lulgjuraj Band, Devis Xherahu Band, XXL Band, Teddy Dj etj. 

AMBASADORI HOLANDEZ 
Një prej vizitorëve më të veçantë të fabrikës së "Birrës Korça" ka qenë ambasadori holandez në Tiranë, Martin De la Bej. Sapo ka mbërritur në Korçë, ambasadori i Holandës ka shfaqur një interes të veçantë për të parë nga afër këtë fabrikë. I shoqëruar nga presidenti i "Birrës Korça", zoti Irfan Hysenbelliu, ambasadori De la Bej ka vizituar ambientet e brendshme të fabrikës ku kryhet dhe përpunimi i lëndës së parë të "Birra Korça" për të arritur deri tek produkti final. Përshtypjet e ambasadorit kanë qenë maksimale lidhur me teknologjinë dhe aparaturat moderne, ndërsa e ka konsideruar atë si një nga investimet më të rëndësishme në Shqipëri. "Jam vërtet i impresionuar me mënyrën si është organizuar fabrika e 'Birrës Korça', pasi është një teknologji moderne. Kam parë dhe disa fotografi për këtë fabrikë, ku kam mësuar si ka qenë ajo më herët dhe si ka ndryshuar aktualisht. Ajo që kam parë është edhe cilësia e prodhimit të birrës që i përmbush plotësisht standardet e Bashkimit Europian. Shpresoj që Shqipëria të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian, pasi kështu edhe kjo birrë do të ketë më shumë mundësi për të konkurruar tregjet e BE-së", tha De la Bej. Fabrika e "Birra Korça" prej vitesh është kthyer në një vepër arti dhe ka ngjallur interes për këdo që mbërrin në këtë qytet. Tradita, imazhi dhe cilësia e shkëlqyer e "Birra Korça" e kanë bërë këtë fabrikë dhe produktin e saj të marrë edhe vlerësimet e ndërkombëtarëve.