18 gusht 2013 – Balerini me famë në Itali, Kledi Kadiu, edhe pse tashmë është 38 vjeç, sërish magjeps me trupin e tij si të gdhendur, pasi është zhveshur në plazh.

Duket se ushtrimet strikte dhe dieta e një balerini profesionist e bëjnë të duket më në formë se kurrë.

Balerini me famë këtë sezon televiziv u rikthye për herë të parë me një projekt televiziv në “Agon”, pas 20 vitesh karrierë të suksesshme në Itali.

Këtë rikthim ai pohoi se e kishte pritur me padurim prej kohësh. Kadiu, i cili pushtoi prej vitesh ekranet italiane në këtë televizion, realizoi një spektakël për vallëzimin.

Ky projekt erdhi pasi kishte shkelur në tapetin e kuq të Festivalit të 69-të të Venecias, ku si protagonist në filmin “Anija e ëmbël” u nderua me kupën “Pasinetti”.

Kadiu vinte kështu edhe një herë si aktor në filmin dokumentar “La nave dolce” (Anija e ëmbël), që solli në ekranin e kinemasë fluksin masiv të emigrantëve shqiptarë, të cilët zbarkuan në Bari më 8 gusht të vitit 1991.

Midis emigrantëve ka pasur edhe një balerin, dhe është pikërisht kjo historia e Kledit që rrëfehej në film.

Kledi shkruan në profilin e tij në rrjetin social facebook se së shpejti ai së bashku me violinistin durrsak Olen Çesari do të shfaqet në sezonin e ri televiziv në "Agon Channel", i cili fillon në tetor 2013 me programin “Duartrokitje” në Romë.