TIRANË, 17 gusht 2013 – Kryeministri në ikje Sali Berisha ka reaguar në lidhje me nismën e PS pë prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Berisha thekson se fitorja e kandidatëve të PS-së 2 vjet më parë në gjitha komunat dhe bashkitë bregdetare të vendit solli rrënimin e vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje duke u faktuar si pushtet i rrënimit.
Berisha i bën thirrje qytetarëve të jenë gati për të ndalë rrënimin e vendit nga mazhoranca e re.
“Nga rrenimi mavi i brigjeve tek rrenimi mavi i mbare vendit! Te dashur miq, dy vjet me pare Partia Socialiste festoi fitoren nga kandidatet e saj ne te gjitha bashkite dhe komunat bregdetare te vendit. Pas dy vitesh, sipas vete dyshes Rama – Kokedhima, kjo fitore mavi solli rrenimin e bregdetit tone nga ndertimet pa leje. Pra, siç pohojne vete, ne dy vjet pushteti mavi ne bashkite dhe komunat bregdetare u faktua si pushteti i rrenimit ne keto zona. Merreni me mend rrenimin dhe katastrofen qe mund te sjelle ne mbare vendin pushteti mavi i Piktorit qe doli nga mashtrimet anti-globaliste dhe krimi??? Qytetare duhet te jemi gati kunder rrenimit dhe katastrofes mavi!”, shkruan Berisha në rrjetin ‘Facebook”.





