Më 17 gusht u varros në vendlindje, në Vushtrri, 7-vjeçari Ermedin Mehdi Zabergja
DURRËS, 17 gusht 2013 – Kapen në Elbasan, brenda 24 orëve, në vendlindjen e tyre, tre të dyshuar për aksidentin me motoçikletë në plazhin e Durrësit. Në pasditen e 17 gushtit 2013, uniformat blu të Durrësit, në bashkëpunim me kolegët e Elbasanit, kanë mundur të identifikojnë dhe të kapin tre shtetas, të cilët dyshohen se janë autorë të aksidentit të 16 gushtit 2013, në afërsi të Urës së Dajlanit, që solli për pasojë vdekjen e fëmijës 7 vjeç nga Vushtrria e Kosovës Ermedin Mehdi Zabergja. Mësohet se po më 17 gusht 2013, vogëlushi u varros në vendlindje. Burime nga drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit se tw dyshuarit nga ky qytet janë 26-vjeçari A. L., 25-vjeçari G. Sh. dhe 27-vjeçari S. S. Ata u morën në dorëzim nga blutë bregdetare, të cilët kishin arritur të zbardhnin detajet e krimit rrugor në mesditën e 16 gushtit në Plazhin e Durrësit. Ata po udhëtonin me shpejtësi me motoçikletë. Pasi përplasën përtokë vogëlushin, e braktisën atë dhe u larguan. Ata e hodhën mjetin, motoçikletë tip “TMX” me targa DV8986, në një rrugë dytësore të Plazhit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





